I mituri arratiset nga burgu në Smrekonicë

Një i mitur është arratisur nga burgu në Smrekonicë, ku ishte duke e vuajtur dënimin për grabitje.

Qendra Korrektuese, Smrekonicë 19.11.2022 – 11:00. Është  arratisur i dyshuari mashkull  kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari – dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.