I mituri arrestohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë për ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime, thuhetnë njoftimin e policisë.