I mituri arrestohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Një i mitur në Vushtri është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, pasi ka sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Vushtrri, 24.11.2021-12:15. Njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka sulmuar dhe penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

