I mituri e qëllon me armë një të mitur tjetri, njëri përfundon në spital, tjetri në burg

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm pasi ka qëlluar me armë një person po ashtu i mitur.

Viktima është dërguar në spital për mjekim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITSHËM

Fsh. Qirez, Skenderaj 17.02.2023-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar – i mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.