I mituri godet për vdekje me veturë këmbësorin
Një i mitur e ka goditur me veturë një këmbësor në Podujevë, i cili ka vdekur nga plagët në QKUK.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


 
 
						 
						