I mori 700 euro të burgosurit, dënohet ish-shefi i burgut

Gjyqi në ngarkim të Lekajt u zhvillua sipas procedurave të gjykimit të shkurtuar, duke e ulur dënimin në 2 vite 2 muaj burgim.

Vendimi për dënimin me burgim është pezulluar duke vendosur përfundimisht vënien në provë për një periudhe kohore 2 mujore të Irakli Lekës, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos konsumojë asnjë vepër penale.

Rasti i Lekajt u publikua nga emisioni investigativ ‘Stop’ teksa u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të një leje 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

GJKKO kishte vendosur ndaj Lekajt masën e sigurisë “arrest shtëpie”.