I mori dy kartonë të verdhë dhe nuk u përjashtua nga loja, si është e mundur kjo?
Gjyqtari Ivan Kruzliak nuk gaboi që nuk e përjashtoi ‘Dibu’ Martínez, pasi ai zbatoi një rregull pak të njohur në futboll, rregullin nr. 10 të rregullores së lojës 2023/2024 të publikuar nga Bordi Ndërkombëtar (IFAB).
“Vërejtje dhe kartonët që i janë dhënë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ndeshjes nuk do të merren parasysh në gjuajtjen e penalltive”, thuhet në atë rregull.

