I mori shtatë plagë thike në trup dhe refuzon të tregojë prej kujt
Një 30-vjeçar shqiptar rrezikonte të humbte jetën, e megjithatë nuk pranon të bashkëpunojë me policinë që po heton rrethanat në të cilat ai u plagos dhe nuk tregon se kush e sulmoi atë në Therissos, Heraklion.
Protothema shkruan se incidenti ndodhi në orën 6 të datës 25 dhjetor, pas një përleshje të ashpër që shpërtheu për arsye të panjohura deri më tani, mes disa të rinjve.
Njëri prej tyre sulmoi të riun shqiptar dhe e goditi me thikë shtatë herë, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin.
Pas ngjarjes, ai u arratis me shpejtësi, raporton panorama.com.al
Shqiptari, i cili kishte humbur shumë gjak, u mor me ambulancë dhe u transportua në spitalin Venizelio, ku iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij mbetet e rëndë, por jeta e tij nuk është në rrezik.
Sipas Protothema, ai nuk pranoi ta tregonte emrin e personit që e goditi me thikë, e policia po përpiqet të identifikojë atë nga dëshmitë dhe kamerat në zonë.


 
 
						 
						