I moshuari ndërron jetë në bregun e Liqenit të Ohrit, nuk mundi ta ndihmojë as ministri
Në bregun e Liqenit të Ohrit ka ndërruar jetë një i moshuar dhe dyshohet se ai pësoi sulm në zemër.
Trupi i pajetë është nxjerrë pranë plazhit Metropol në Ohër, ndërsa në afërsi po mbahej edhe hapja solemne e Kupës Ndërkombëtare për Not, ngjarje ku po merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në një video të publikuar nga mediumet lokale, shihet se si ministri vrapon për të dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore, duke tentuar ta reanimojë të moshuarin për 20 minuta, por pa sukses.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende.

