I ndaluari e bën për mjek zyrtarin policor në Gjilan

Një zyrtar policor në Gjilan është sulmuar në qendrën e ndalimit nga një i person i ndaluar.

Rasti është cilësuar ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

Gjilan, 23.07.2022-21:20. Raportohet se në qendrën e ndalimit, gjatë ofrimit të tretmanit mjekësor për të ndaluarin mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë.