I ngacmoi gruan, burri hedh nga ura 33-vjeçarin
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me vrasje në Durrës. A2 CNN mëson se autori Majlind Habibi ka qëlluar me grusht për motive të dobëta 33-vjeçarin Branko Shkoza, i cili përfundoi në një kanal të ujërave të zeza.
Dyshohet se sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima. Autori Majlind Habibi është arrestuar nga policia.
Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga policia në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit në Durrës 6 ditë më parë. Në njoftimin e sotëm Policia bën të ditur se një 35-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shtyrë qëllimisht 33-vjeçarin drejt kanalit.
Një ditë pas ngjarjes policia njoftoi se 33-vjeçari u gjet pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës.
“Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”, njoftoi policia më 5 dhjetor.
Ndërkohë sot në një tjetër njoftim Policia sqaron se nga hetimet e kryera dhe pas zbardhjes e tabulateve telefonike u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësja vrasjeje.
Babai i djalit kishte kallëzuar në datën 4 dhjetor se kishte humbur kontaktet me të birin./A2CNN

