E pyetur për Gjestin, Zhaklina e përshkroi me një fjalë të vetme: “i paharrueshëm”.

Ajo theksoi se kontributi dhe dinamika që ai ka sjellë këtë sezon do të mbesin gjatë në kujtesën e publikut.

“Mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen edicione të reja të Big Brother-it, por dinamikat që ai ka sjellë do ta bëjnë të paharrueshëm”, tha Lekatari.

Ajo gjithashtu u ndal te mënyra si Gjesti ka ndikuar në rrjedhën e lojës.

“Në ndryshim nga fituesit e tjerë, ka një moshë të re, nuk është shumë i shkolluar, ka kufizimet e veta, por ka krijuar debat, ka ngacmuar pothuajse të gjithë dhe ka nxjerrë jashtë tre apo katër banorë me zarfin e zi”.

Ajo ka vlerësuar qasjen e tij në lojë dhe rolin që ka pasur në eliminimin e “grupit të bullizuesve” nga shtëpia.