I panjohuri ia ‘luan’ rolin e femrës prishtinalisë dhe pastaj e shantazhon përmes rrjeteve sociale

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici shantazhin që po i bëhet përmes rrjeteve sociale nga një i panjohur.

Prishtinë 04.01.2023 – 17:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një person deri më tani të pa njohur, i cili është paraqitur si femër, dhe po përmes rrjeteve sociale viktima i ka dërguar disa foto tek i/e dyshuara. Pastaj personi i/e dyshuar e ka shantazhuar viktimën se nëse nuk ia dërgon 300 (tre qind) $ do t’ia publikoj fotot në rrjete sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftim.