I pastrehu i dënuar përjetë për 20 dollarë marihuanë, lirohet pas 12 vjetësh
Në vitin 2008, një polic me rroba civile iu afrua Fate Winslow në qytetin Shreveport, Louisiana në SHBA dhe i kërkoi të blinte marihuanë.
Winslow, i cili asokohe ishte i pastrehë, mori hua biçikletën e një shoku dhe u kthye pas dhjetë minutash me dy qese të vogla marihuanë me vlerë 20 dollarë, thanë avokatët mbrojtës të Winslow nga grupimi aktivist IPNO.
Oficeri i policisë e arrestoi atë dhe për arsye se Winslow kishte tre precedentë kriminalë – një vjedhje banese kur ishte 17 vjeç në 1985, një vjedhje makine në 1995 dhe zotërim kokaine kur ishte 36 vjeç – mori dënim me burgim të përjetshëm.
Dje ai doli i lirë nga burgu pas rigjykimit të rastit të tij, me dënimin e ri 12 vjet, aq sa kishte kryer, shkruan CNN, raporton top channel.
Grupi i tij mbrojtës IPNO tha se çështja sinjalizon mangësi të thella në sistemin penal në SHBA.
“Ka qindra indivisë që po kryejnë dënime të përjetshme për krime jo të dhunshme në Louisiana,” tha Jee Park, avokatja e Winslow dhe drejtore e IPNO.
“Dënimi i ekzagjeruar për Winslow nuk ishte as kushtetues e as human. Ai nuk u dënua për krimin por pë rrethanat e tij të jetës dhe ne sot po mundohemi të korrigjojmë këto dënime jo-kushtetuese dhe jo-humane”.
Tani që në SHBA 15 shtete dhe Washington DC kanë legalizuar përdorimin e kanabisit, droga është kthyer në një industri miliarda dollarëshe, edhe pse mbetet ilegale sipas ligjit të përgjithshëm federal.
Me shtimin e shteteve që e legalizojnë atë, avokatët kërkojnë lirimin e të dënuarve për shkelje të lidhura me marihuanën. Kur shteti i Ilinois legalizoi kanabisin në 2019, për shembull, u ofrua lehtësim i dënimeve për 770,000 rezidentë të dënuar për shkelje të lidhura me të.
Edhe New York bëri një lëvizje të ngjashme në 2019, megjithëse marihuana nuk është ende e ligjshme në këtë shtet.
“Unë jam afruar më shumë me babanë pasi ai u burgos,” thotë Faith Winslow Canada, e bija e Winslow. “Mesi pres të kem babanë në jetën time. Dymbëdhjetë vjet janë një kohë e gjatë. Ai e meritonte një shans të dytë dhe jam e lumtur që iu dha”, shton ajo.

