I prekuri me Coronavirus në Gjakovë është një infermier i spitalit rajonal

43 vjeçari nga Gjakova, që rezultoi të jetë kosovari i 24 i prekur me pandeminë COVID-19, është infermier në spitalin rajonal të qytetit “Isa Grezda”.

Në njoftim bëhet e ditur se dy rastet janë raste kontakti, njëra prej tyre me vendbanim në Suharekë, një 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore, 43 vjeç.

“Reporteri.net” ka mësuar se 43 vjeçari nga Gjakova është një infermier i spitalit rajonal “Isa Grezda”.

Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, infermieri ka raporte shoqërore me çiftin gjakovar, të ardhur nga Gjermania, që po ashtu u identifikuan me Coronavirus, para pak ditësh.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.

Gjakovari i konfirmuar sonte me Coronavirus është rasti i parë në Kosovë ku një punëtor shëndetësorë preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit.