I premtoi martesë, gruaja doli e mashtruar

Një grua në Ferizaj ka mbetur e mashtruar nga një lidhje që kishte krijuar përmes rrjeteve sociale me një person, i cili i kishte premtuar se do ta martonte.

Rasti është hapur në polici si ‘nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës’.

Ferizaj, 06.11.2021 – 11:00. Me 25.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.