I publikoi foto në rrjete sociale, arrestohet prishtinasi

Një person në Prishtinë është arrestuar për fotografim apo incizim të paautorizuar, pasi është raportuar nga ankuesja.

I dyshuari ka postuar në rrjetet sociale fotografi të ankueses, me qëllim diskreditimi dhe ngacmimi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.02.2023-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një rrjet social ka vërejtur një postim me fotografi të saj me qëllim te diskreditimit dhe ngacmimit. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin më datë 15.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njejti pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)