I publikon ish-të dashurës foto komprometuese, arrestohet

Një person në Obiliq është arrestuar pasi ka publikuar foto komprometuese të ish-të dashurës.

Obiliq 06.01.2023 – 19:37. Me 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.