I riu e bën për spital një 73-vjeçar
Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur dje në fshatin Morinë të Gjakovës, në orët e pasdites. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar deri në atë pikë sa njëri nga personat e përfshirë në rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda”, pasi ka frakturë.
Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë të ditur se Policia është njoftuar nga viktima, 73-vjeçar i cili ka lajmëruar Policinë se është sulmuar fizikisht nga personi L.B., 34-vjeçar, i cili në kacafytje e sipër e ka goditur në pjesën e shpinës.

