I riu kosovar që humbi jetën në Zvicër ishtë fëmijë i vetëm

Ditë më parë është konfirmuar vdekja e të riut 33-vjeçar nga Juniku në një aksident në Zvicër.

Gj. Jasiqi jetonte dhe punonte qe një kohë të gjatë në Zvicër dhe ishte djali i vetëm i familjes Jasiqi të Junikut.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës, shoqërisë dhe gjithë Junikut.