I riu që humbi jetën me motor, është Qendrim Lutfiu nga Goshica e Vitisë

Personi i cili humbi jetën mbrëmë në aksident me motor, në rrugën Kllokot-Viti, është i riu nga fshati Goshicë, Qendrim Lutfiu.

Familjen Lutfiu e ka ngushëlluar sot kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Arifi.

Me pikëllim të thellë, sot morëm lajmin për aksidentin tragjik ku si pasojë kemi humbur një qytetar tonin, të riun Qendrim Lutfiu.

E nderuara familja Lutfiu, të nderuar miq e qytetarë të fshatit Goshicë e Viti, në emër të institucioneve komunale dhe në emër timin personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Bashkëndjejmë dhimbjen me ju!

Sinqerisht, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Rr. Kllokot-Viti, 27.05.2022 – 22:47. Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Në mediat online dhe rrjetet sociale, është publikuar edhe fotoja e të ndjerit, Qendrim Lutfiu.