I riu që u mbyt në plazhin e Tales ishte një oficer shqiptar
Identifikohet personi që u mbyt një ditë më parë në plazhin e Tales në Lezhë. Ai ishte nëntogeri Pavlin Rraca.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka shprehur ngushëllime për humbjen e vdekhen e Pavlinit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se i riu pësoi atak kardiak, ndërkohë që ishte duke pushuar me familjen e tij.
Mbrëmë kur u dha lajmi, u tha se dyshohet se është mbytur në det një person, identiteti ibtë cilit nuk dihej.

