I rrah prindërit dhe motrën, dërgohet në repartin e psikiatrisë
Pejë, 23.03.2022 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat, motrën dhe prindërit e saj.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara ndalohet në mbajtje.
Mirëpo për shkak se e dyshuara ka probleme psikike është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Pejës dhe është nën sigurimin e policisë, njofton Policia.

