“I shërbyem bisht lope, hante me gishta”, detaje nga darka e Rita Orës në Prishtinë
Reperi i njohur shqiptar dhe gjithashtu kuzhinier i talentuar, Dudi, ishte i ftuar së fundmi në “Shok Podcast” ku ndau një eksperiencë interesante rreth takimit me këngëtaren me famë botërore, Rita Ora. Gjatë vizitës së Ritës në Prishtinë në nëntorin e vitit të kaluar për të festuar ditëlindjen e saj, ajo dhe familja e saj zgjodhën një nga restorantet më të njohura të mishit në Prishtinë, të cilin Dudi e menaxhon bashkë me familjen e tij.
Dudi zbuloi për publikun se çfarë pjate specialiteti u shërbye për yllin. “Ritës i kemi shërbyer bisht lope me muskuj”, tha ai gjatë intervistës, duke treguar se Rita e kishte shijuar aq shumë sa “hante me gishta”.
Kur u pyet në lidhje me detajet financiare të darkës, reperi bëri me shaka që pavarësisht se restorantet janë për të fituar, nuk ishte Rita Ora ajo që pagoi për darkën.


