I shfrytëzonin fëmijët për lëmoshë, arrestohen burrë e grua
Një burrë dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës pasi kanë shfrytëzuar fëmijët për lëmoshë.
Burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procefurë të rregullt.
Rr.2 Korriku, Istog 03.02.2023-12:35. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (bashkëshort) pasi që të njëjtit kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

