I shkakton lëndime trupore të dashurës, arrestohet

Një person në Gjilan është arrestuar për shkak të lëndimeve trupore që i ka shkaktuar të dashurës së tij. Rasti është cilësuar nga policia si lëndim i lehtë trupor.

“Me 01 tetor 2020 rreth orës 19:30, në fshatin Livoç i Epërm, komuna e Gjilanit është arrestuar i dyshuari M.K.SH, pasi qe i njëjti e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij F.K.SH ku i ka shkaktuar lëndime trupore dhe posedon raport mjekësor. Pas procedurave ligjore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.