I vidhen ullukët e shtëpisë

Një qytetari në Ferizaj i janë vjedhur ullukët e shtëpisë, njofton policia.

Rasti është hapur për hetim si ‘vjedhje e rëndë’.

Njoftimi i policisë:

Ferizaj, 27.02.2022 – 22:20. Raportohet se persona të pa njohur nga çatia e një objekti kanë vjedhur disa ulluk. Njësia policore relevante është duke hetuar rastin.