I vrari në Gjilan është një 21-vjeçar
Një 21-vjeçar nga Gjilani ka mbetur i vrarë mbrëmë në lagjen “Arbëria”, derisa një i ri tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast ka bërë të ditur se viktima është E. R., për të cilin tha se ka arritur në spital pa shenja jete dhe pa puls.
Ndërkohë i plagosuri V. H.,është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.
“Pacienti E. R, ’99-sh prej Gjilani ka ardhur në Spitalin e Gjilanit rreth orës 20:55 minuta pa shenja jete. Në ekzaminim fizik vërehet një plagë me armë zjarri në regjionin e gjoksit, majtas. Një gërvishtje e ka e ka në krahun e majtë. Pacienti tjetër V. H, është sjellë rreth pesë minuta më herët. Ai ka dy plagë me armë zjarri”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën.

