Ia bëri vetes, e postoi në tik-tok shpejtësinë e veturës 140 km/h
Policia në Viti ka identifikuar përmes rrjetit social “tik-tok” një vozitës duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi 140 km/h në zonën ku shpejtêsia e lejuar ka qenë 80 km/h.
Kundërvajtësi e ka postuar vetë foton në “tik-tok” ku shihet shpejtësia 140 km/h në tabelēn e veturës.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.
