Ia dogji veturën tjetrit pas një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari në Kamenicë
Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një person tjetër, i ka vënë zjarrin veturës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ZJARRVËNJE/ Kamenicë 27.03.2023 – 17:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull kosovar, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin veturës e cila është djegur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” (foto ilustrim)


 
 
 
						 
						