Ia grabisin pazarin ditor, policia në ndjekje të hajnave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre të dyshuar meshkuj ia kanë grabitur pazarin ditor pronarit të një lokali dhe kanë ikur, raporton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimofc të Prishtinës, më 6 janar.

“Fsh. Babimofc 06.01.2021 – 22:36. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në punë, tre të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre me armë të gjatë kanë grabitur pazarin ditor në vlerë rreth gjashtë qind (600) € dhe kanë ikur në këmbë  në drejtim të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/