Ia rrahën burrin, gruaja nga Peja sulmon fizikisht të dyshuarit
Një përleshje fizike është raportuar gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Viktima mashkull ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.
Gjatë përleshjes , gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit.
Pas kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.