Ia vret gruan shokut për borxh

Një tjetër krim femicid ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Qipselit në Greqi, ku viktima është një vajzë 36-vjeçare nga Bangladeshi, e cila u masakrua në mes të rrugës nga një bashkatdhetar i saj 37-vjeçar.

Pak pas orës 15:00, 37-vjeçari ka takuar viktimën në rrugën Tenedou, shkruan abcnews.al

36-vjeçarja është rrëzuar përtokë e gjakosur dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Kryqit të Kuq, ku ka përfunduar së marri frymë disa orë më vonë.

Sipas informacioneve të para, autori 37-vjeçar ka pretenduar se ka pasur mosmarrëveshje financiare me partnerin e viktimës dhe për këtë ka kryer krimin e rëndë.

Hetimet paraprake për vrasjen e 36 -vjeçarit po kryhen nga Drejtoria e Sigurisë.