Ibrahim Tatlises takohet me ish të dashurën pas 25 vitesh, s’i mban dot lotët
Gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri në “İbo Show”, Asena u shfaq papritur në studio.
Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, ashtu siç bënte dikur në programet e Ibos.
Në momentin që pa ish-partneren e tij të dikurshme, “Perandori” nuk i mbajti dot emocionet.
Tatlıses shpërtheu në lot, duke krijuar një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit.
Ishte një rikthim në kohë që askush nuk e priste, duke pasur parasysh ndarjen e tyre të stuhishme në fillim të viteve 2000.

