Ibrahim Tatlisesit i shkoi në ndihmë i pari djali me të cilin nuk flisnin
Në Bodrum të Turqisë, siç u raportua dje, ndodhi një aksident i rëndë trafiku, ku u përfshi këngëtari i njohur Ibrahim Tatlises, i cili ka pësuar lëndime dhe është spitalizuar.
Raportohet se i pari që i shkoi në ndihmë këngëtarit të famshëm, ishte djali i tij, Ahmet Tatlises.
Ai nxitoi për të ndihmuar të atin, të cilin më herët e kishte paditur në gjykatë. Madje, ata as nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Siç raporton sabah.com, përveç ndihmës së parë, Ahmeti e ka shoqëruar babain këngëtar gjatë gjithë kohës në spitalin ku po ai po trajtohet.

