Identifikohen dhe arrestohen dy grabitës

Policia ka arritur t`i identifikojë autorët e dy rasteve të grabitjeve, të cilat kanë ndodhur njëri më 28 mars të këtij viti, kurse tjetri më 17 nëntor të vitit të kaluar dhe i ka arrestuar të dyshuarit.   

Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021 – 03:17. Lidhur me rastin  më datë 21.04.2021 është identifikuar vendndodhja e të dyshuarit mashkull dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Mark Dizari, Prishtinë 17.11.2020 – 17:58. Lidhur me rastin  më datë 21.04.2021 është identifikuar vendndodhja e të dyshuarit mashkull dhe i njëjti është arrestuar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.