Identifikohen dhe arrestohen hajnat e gypave në Spitalin e Gjilanit

Policisë në Gjilan i është dashur më pak se një muaj që ta zbulojë një vjedhje të rëndë, e cila ka ndodhur në Spitalin Rajonal, ku nga hapësira e jashtme ishin vjedhur gypa të metalit.

Nën dyshimin për vjedhje të rëndë janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre nga Shqipëria  ndërsa dy të tjerët kosovarë.

VJEDHJE E RËNDË

Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.