Identifikohen dy kundërvajtës në trafik, ja sa u gjobitën  

Stacioni Policor Kamenicë, në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafikun rrugor.

Në rastin e parë gjatë kontrollit në trafik është dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.64 promilë.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.

Në rastin e dytë ka hasur në kundërvajtësin i cili ka tejkaluar në vijë të plotë.

Ndaj këtij kundërvajtësi ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.