Identifikohet dhe gjobitet kundërvajtësi i cili rrezikoi trafikun si pasojë e ngarkesës së pa sigurte në mjet

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan, si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025, si pasojë e ngarkesës së pa sigurtë në mjet, ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.