Identifikohet dhe gjobitet një kundërvajtës trafiku i denoncuar nga qytetarët

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një kundëvajtës në trafik, i cili ishte denoncuar nga qytetarët dhe i ka shqiptuar atij gjobë meritore.

“Policia në rajonin e Gjilanit, me 30 gusht 2021 ka pranuar dëshmi lidhur me një kundërvajtje në trafik ku menjëherë masat dhe veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik. Në bazë të dëshmive kjarte shifet mosmbajtja e distancës së nevojshme gjatë qarkullimit në rrugë, duke rrezikuar veten dhe pjesmarrsit tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore.