Identifikohet dhe gjobitet “Shumaheri” në Viti

Zyrtarë Policorë në Viti, gjatë kontrollit në trafik në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në Viti, kanë hasur në një kundërvajtës i cili gjatë ngasjes së automjetit bënë tejkalim të kolonës duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muajve, thuhet në njoftim.