Identifikohet dhe gjobitet vozitësi që tejkalon në vijë të plotë
Policia në Gjilan ka pranuar informata përmes rrugëve operative lidhur me një kundërvajtje në trafik ku shihet një veturë duke bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë.
Menjëherë kanë pasuar veprimet policore dhe kanë rezultuar me identifikimin dhe rrjedhimisht shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin me 150 euro gjobë dhe konfiskim të patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj, thuhet në njoftimin e policisë.

