Identifikohet kundërvajtësi në Prishtinë, i shqiptohen tri gjoba
Policia në kryeqytet ka identifikuar një person që ka kryer shkelje të rregullave të trafikut.
Kundërvajtësi është identifikuar duke bërë vozitje të rrezikshme në rrugë publike, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, në veçanti të këmbësorëve.
Pas verifikimit, është konstatuar se i njëjti ka kryer disa kundërvajtje, për çka ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba, përkatësisht për:
- mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vendkalim të shënuar,
- vozitje të rrezikshme, dhe
- drejtim të automjetit pa patentë shofer.

