Identifikohet vozitësi i cili bëri tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) ka pranuar video-incizim dërguar nga mediat lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë me çka rredhimisht ka rrezikuar veturat tjera.
Menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit, veturë BMW me tabela 06 dhe më pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.
Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë!

