Idriz Bunjaku nga Dardana, një jetë merret me bletët

Bletërritësi nga Dardana, Idriz Bunjaku, edhe pse në moshë, ende kujdeset për bletët.

Bunjaku, posedon mbi 50 shoqëri bletësh dhe prej 6  dekadash merret me rritjen e bletëve dhe prodhimin e mjaltit.

Në treg, ai plason perveç mjaltit edhe prodhime tjera të bletës si: polen, propolis dhe dyll.

Ai tashmë zotëron një biznes familjar me të cilin ka filluar të merret që nga mosha e hershme.

Bletarinë e ka trashëguar nga babai i tij, i cili kishte filluar që në fshatin Kosovicë, ku jetonte dikur.

Tashmë, për një sezonë vjelë deri në 500 kilogramë mjaltë, por nëse pranvera sjellë nektar të bollshëm, atëherë prodhimi dyfishohet, tregon Bunjaku.

Miqtë, shokët dhe fqinjët janë klientët e tij të rregullt.

“Më së shumti mjaltin e kërkojnë qytetarë nga Prishtina, Gjilani dhe Dardana dhe ky është tregu më i sigurtë për mua”, shprehet ai.

Por, Bunjaku merr pjesë edhe nëpër panaire të bletarisë, ku ekspozohen prodhimet e mjaltit, ku ai fiton njohuri të reja nga ligjëratat që mbajnë ekspertë të lëmit të bletarisë. /Rexhë Hasani

(Autori është gazetar-bletërritës)