Idrizi: Ata kanë frikë nga dënimi me harresë

Ndryshimet në skenën politike kosovare, përmes procesit zgjedhor, të cilat rezultuan me ardhjen në pushtet të LVV dhe shkuarjen në opozitë të PDK-së, i ka komentuar edhe ish-deputeti Nijazi Idrizi, pinjoll i familjes së Idriz Seferit.

“Ndërrimi i pushteteve në demokraci, është shëndet për shtetin”, ka thënë Idrizi.

Por, kush ka frikë nga ky ndryshim?

Idrizi thotë se frikë kanë oligarkët, sepse në një mandat të kësaj qeverisje do ta pësojnë dënimin më të tmerrshëm: dënimin me harresë!

Ky është postimi i plotë i Nijazi Idrizit:

Suksesi, i vetmi shpëtim.

Ndërrimi i pushteteve në demokraci është shëndet për shtetin dhe shpresë e qytetarëve për jetë më të mirë.

Në Kosovë, ndërrimi i tyre po përjetohet si goditje me përmasa tragjike.

Kjo po ndodh për shkak të krimit të organizuar që është sistemuar në hierarkinë e shtetit.

Oligarkët e kanë të qartë se suksesi i Qeverisë Kurti është i garantuar dhe ndryshimi i Kosovës është i pakthyeshëm.

Ata kanë frikë se në një mandat të kësaj qeverisje, do ta pësojnë dënimin më të tmerrshëm për ta: dënimi me harresë!

Mundet të ndodhë edhe më keq: zhbërja e partive, nëse ato nuk heqin dorë nga oligarkët e tyre dhe nga reformimi kozmetik.

Le të shpresojmë në këto suksese!