“Ikën pa paguar në 04:00 të mëngjesit”, pronarja e shtëpisë në Sarandë denoncon familjen kosovare

Një qytetare nga Saranda që lëshon apartamente më qira për pushues, është ankuar se një familje kosovare është larguar pa paguar për apartamentin.

Ajo ka treguar se familja nga Kosova ka kaluar natën në apartament por që janë larguar herët në mëngjes pa e njoftuar fare atë.

Madje pronarja ka shpërndarë edhe foto ku shihet familja nga Kosova duke u larguar.