IKSHP: Edhe 4 të infektuar me koronavirus, ja cilat qytete janë tani

Edhe katër raste të reja janë konfirmuar se janë prekur me koronavirus. Rastet e fundit janë nga Ferizaj, Prishtina dhe Gjakovë.

Nëpërmjet një njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë bërë edhe 30 teste të reja prej të cilave 4 kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare”, thuhet në njoftim./mediafokus.info