IKSHP: Mos hani ushqim kudo!

Autoritetet kosovare të Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, në mënyrë që të shmangin mundësinë e helmimit.

Qytetarë të pafajshëm, për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës që shmangin konsumimin e mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme etj.

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose i zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit më shumë se 2 orë.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen para se të filloni të përgatisni ushqimin, pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet.

Gjithashtu, pas përdorimit të tualetit, pastrimit të hundëve, pasi të keni prekur një kafshë, pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

Mos hani ushqim kudo!

Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.