IKShPK: Si duhet të përballeni me temperaturat e larta

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë publike disa rekomandime si duhet qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Sipas IKShPK-së grupet më të rrezikuara janë të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

Tutje nga IKShPK-ja janë treguar edhe disa nga hapat që duhet ndërmarrë te rastet e rrezikuara.

“Menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare. Ndërsa prisni për ndihmë, zhvendoseni të sëmurin në një hapësirë më të freskët, vendoseni në pozicionin horizontal, freskojeni duke e lagur me ujë dhe i jepni të pijë lëngje”.